Home SPORT Vdes Tito Vilanova

Vdes Tito Vilanova

Ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka ndërruar jetë, sot në moshën 45 vjeçare.

Vilanova, gjatë ditës së sotme ka humbur betejën e tretë me kancerin në gjëndrat pështymore. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe klubi katalonas, Barcelona. Më 19 dhjetor të 2012-ës, Tito morri goditjen e radhës nga kanceri, të cilin e luftoi në SHBA.

Tito që emrin e plotë e ka Francesc Vilanova i Bayó, lindi më 17 shtator të vitit 1968, në Bellcaire d’Empordà.

Vilanova, që ka pasur 13 vite të kaluara si futbollistë, mirëpo kulmin e karrierës në futboll e arriti me skuadrën e Barcelonës, të cilën e drejtoj për pak kohë. Ai nga 2007 deri në 2012, ishte i lidhur me klubin blaugrana, ndërsa kryetrajner ishte vetëm në sezonin 2012-2013. /Indeksonline/

Previous articleReshjet e shiut i dhanë fund krizës së furnizimit me ujë ?
Next article​Hoxhaj për Dacicin: Nuk është kockë e fortë për mua