Home SHOWBIZ Vedat Bajrami reagon ndaj Zdravko Çoliq

Vedat Bajrami reagon ndaj Zdravko Çoliq

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami, ka kritikuar organizatorët e festivalit “Kënga ime” për ftesën speciale që i kanë bërë këngëtarit serb, Zdravko Çoliq.

“Nuk më ka pëlqyer ideja që e kanë ftuar këngëtarin Zdravko Çoliq. Është dashur të merret mësim nga vizita në Shqipëri e Goran Bregoviqit, ku pati shumë njerëz që ishin kundër asaj vizite, prandaj nuk është dashur të bëhet ky provokim përsëri”, theksoi ai.

“Nuk duhet t’u jepen mundësi këngëtarëve serbë të marrin pjesë në emisione të tilla, ka mjaft artistë që mund ta përfaqësojnë muzikën tonë, qoftë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi”, ka thënë Vedati .

Previous articleRekrutonte xhihadistë për në Siri, Gerti Pashja sot del para gjykatës
Next articleVajza mbahej në garazh prej 9 vjetësh, në Argjentinë