Home LAJME Veliu: LDK, një çerek shekulli prijatare në kauzën e shtetndërtimit

Veliu: LDK, një çerek shekulli prijatare në kauzën e shtetndërtimit

Në 24 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, kryetari i Degës, Agim Veliu, tha se u bë një çerek shekulli kur përmes LDK-së e djathta ishte ngritur mbi vlerat e nacional-demokracisë, autoktone e pro demokracive perëndimore.

“Konteksti dhe sfidat që përballëm, besimi në lirinë e individit dhe ato kombëtare, mjetet dhe vizioni për sendërtimin e vullnetit dhe të drejtës për shtetin e lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës e konfirmuan dhe afirmuan LDK-ën prijatare dhe të besueshme në këtë kauzë”, tha Veliu.

“ Për një çerek shekulli u ngritën dhe u konsoliduan institucionet demokratike në Republikën e Kosovës, edhe me parti e subjekte tjera u vunë në funksion të jetës dhe zhvillimit, u afirmuan dhe u shtruan për njohje edhe në vendet dhe agjendat ndërkombëtare. Me mjete demokratike e me të drejtën legjitime për mbrojtje, kur u dashtë, edhe me rezistencën e armatosur, Kosova – shteti dhe qytetarët provuan vendosmërinë. Miqtë na mirëkuptuan dhe ndihmuan për çlirim. Investimi dhe sakrifica në kauzën e drejtë për liri e pavarësi u shpaguan me njohjen formale të Republikës së Kosovës”, tha ai.

“Bashkërisht, me angazhimet për shoqërinë e dijes, ashtu siç arritëm këtu do të ndërtojmë të sotmen dhe të ardhmen europiane për shtetin dhe vendin tonë”, tha kryetari i LDK-së në Podujevë.

Previous articleTahiri: Tri herë kanë tentuar të më vrasin
Next articleTeoritë e zhdukjes së aeroplanit