Sipas një analize të nxjerrë nga Cato Institute, shteti amerikanojugor i Venezuelës mban pozitën e parë famëkeqe si vendi më i mjerë në botë. Nëntëdhjetë vendet e listuara në indeksin e mjerimit janë përzgjedhur në bazë të të dhënave nga Economist Intelligence Unit dhe të kalkulimeve nga Steve Hanke, një profesor i lëndës së Ekonomisë së aplikueshme në Universitetin Johns Hopkins.
Formula e përdorur për të përpiluar listën përfshin inflacionin, interesat e kredive dhe shkallën e papunësisë. Rezultati i lartë i mjerimit i Venezuelës prej 79.4 është shumë më i lartë se i secilit vend tjetër në botë, përveç Iranit (61.6), ndërsa 22 vendet e para në listë janë mbi 25 në indeks.
Inflacioni është faktori kryesor kontribuues që po i dëmton tri nga katër vendet e para në listën e vendeve më të mjera. Vendet e tjera vuajnë nga papunësia e lartë ose interesat e larta të kredive.
Përveç Venezuelës dhe Iranit, në top 10 bëjnë pjesë: Serbia (44.8), Argjentina (43.1), Xhamajka (42.3), Egjipti (38.1), Spanja (37.6), Afrika e Jugut (37.4), Brazili (37.3) dhe Greqia (36.4).