Statuti i miratuar nga Komuna e Zveçanit javën e kaluar nuk u është përmbajtur Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale
Në kopjen e statutit, të cilën e ka siguruar gazeta, shihet se megjithëse është shmangur Rezoluta 1244, aty nuk figurojnë stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” ashtu siç e kërkon Ligji për vetëqeverisje lokale.
“Simbolet e Komunës (stema, emblema, flamuri dhe vula) do të definohen me procedurë të posaçme, e cila do të jetë e miratuar me dy të tretat e shumicës, nga ana e Kuvendit Komunal të Zveçanit”, thuhet në nenin 5 të Statutit të Komunës së Zveçanit.