Home SHOWBIZ Vesa Luma mbështetet nga mediet holandeze

Vesa Luma mbështetet nga mediet holandeze

Nuk ka shumë kohë që këngëtarja kosovare Vesa Luma ka publikuar këngën e saj më të re ‘Superstitious’ në bashkëpunim me këngëtarin nga Shqipëria Jon Tarifa.

Këngë kjo e cila u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. E përveç kësaj, kënga e bashkëpunimit Vesa-Tarifa po ashtu ka marrë mbështetje të madhe edhe nga mediat holandeze.

E këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një shkrimi që ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’. “Mediet holandeze vlerësojnë ‘Superstitious’ të Vesa Luma”, ishte ky mbishkrimi i vetë këngëtares Luma.

Ndërkaq Vesa derisa po shijon suksesin e këngës ‘Superstitious’, na lë në pritje të projektit te saj të radhës, projekt ky i cili pritet të dalë së shpejti dhe i dedikohet vendit të saj Prishtinës.

Previous articleUji pamundëson riparimin e tri urave të rrëzuara në Podujevë
Next articleBarcelona pas Martinezit e Courtois