Home LAJME Veseli: 1 Shtatori festë për fëmijët tanë

Veseli: 1 Shtatori festë për fëmijët tanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Veseli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ditë është festë për fëmijët tanë.

Ai ka thënë se duhet punuar që fëmijët tanë te kenë mundësi të krenohen me prindërit e tyre .

“Nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ua uroj fillimin e vitit të ri shkollor. 1 shtatori është festë për fëmijët tanë. Lumturia në fytyrat e tyre është kriteri më i mirë për të vlerësuar punën e institucioneve tona shtetërore në shërbim të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve”.

“Të punojmë që fëmijët tanë nesër të kenë mundësinë të krenohen me prindërit e tyre dhe të kenë se çfarë tu rrëfejnë fëmijëve të tyre”, ka shkruar Veseli.

Previous articleJahjaga uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Next articleKosova dhe Shqipëria me doganë të përbashkët