Home LAJME Veseli: Do ti bëhet ofertë shumë serioze opozitës, për daljen nga ngërçi.

Veseli: Do ti bëhet ofertë shumë serioze opozitës, për daljen nga ngërçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka komentuar djegien e veturave zyrtare kohëve të fundit në vend, raporton Indeksonline.

Ai ka thënë se djegia e veturave është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, pasi sipas tij, ata që po i bëjnë këto vepra janë kundër pavarësisë dhe shtetit.

Veseli ka thënë se do t’i bëhet një ofertë shumë serioze opozitës, për daljen nga ngërçi.

“Shumë shpejt do të ketë një ftesë të vecantë për opozitën, e cila është shumë serioze. Me marrëveshje janë bë pavarësia dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita do ta pranoj ftesën”, ka thënë Veseli

Veseli duke folur për ofertën e opozitës, ai është pyetur se a mund të shkohet në zgjedhje të reja, nëse opozita nuk pranon as këtë ofertë.

“Me marrëveshje është bërë pavarësia, me marrëveshje janë bërë të gjitha, nënkuptohet edhe në zgjedhjet bëhen me marrëveshje”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku ka folur para gazetarëve.

Previous articleNë Kosovë sot nis vlerësimet misioni i BE-së për liberalizim
Next articleÇollaku: Raporti i ekspertëve për liberalizim do të jetë pozitivë