Home LAJME Veseli: Përgjegjësinë për shtetin ta marrim ne, jo ambasadat e huaja

Veseli: Përgjegjësinë për shtetin ta marrim ne, jo ambasadat e huaja

Kryeparlamentari Kadri Veseli në tryezën e organizuar me gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile ka thënë që kësaj radhe përgjegjësinë për shtetin duhet ta marrim ne e jo ambasadat e huaja

Ai ka thënë se nuk i ka ardhur keq të kërkojë ndihmë së pari nga gazetarët dhe shoqëria civile, në vend se të shkonte tek ambasadat e huaja. Kjo për shkak se, sic tha ai, ka besim se vetë ne mund ta gjejmë një zgjidhje, për dallim nga herat e tjera që në situata krize jemi mësuar të strukemi tek ambasadat ndërkombëtare dhe të mos marrim përgjegjësi.

Veseli është zotuar se nuk do të përdorë dhunë për t’i nxjerrë jashtë deputetët e as nuk do t’ua ndalë mëditjet, por gjithashtu nuk do ta lejojë bllokimin e mëtejmë të Kuvendit dhe Kuvendi shumë shpejtë do ta vazhdojë punën e tij.

Ai ka thënë se cdo propozim i dhënë në këtë takim do të implementohet në Kuvend për zgjidhjen e bllokadës.

Previous articleMustafa: Në New York morëm mbështetje për Specialen, marrëveshjet, demarkacionin
Next articleGjyqtari italian, Nikola Ricoli, do të ndaj drejtësinë në Elbasan Arena