Është shtuar numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren por ka rënë transporti i mallrave me këtë mjet, kjo në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, ka rënë numri i fluturimeve për 26%.
Është shtuar numri i pasagjerëve që udhëtojnë me tren por ka rënë transporti i mallrave me këtë mjet, kjo në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, ka rënë numri i fluturimeve për 26%.
Në vitin 2013, në Kosovë janë regjistruara 282-mijë mjete motorike dhe jo motorike, ose 16.76% më shumë se në vitin 2012. Ndërsa thuhet se në Kosovë vetëm 6% e rrugëve janë të paasfaltuara.
Krejt këto sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në publikimin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të prezantuara nga viti 2014, në territorin e Kosovës kemi 2.005,5 km rrugë. Prej tyre, 4% janë rrugë ndërkombëtare, ndërsa 32% rrugë magjistrale dhe 64% janë rrugë rajonale.
Në vitin 2013, nga gjithsej 2.005,5 km rrugë, 1.885,5 km ose 94% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 120.1 km ose 6 % e rrugëve janë të pa asfaltuara.
Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 8 lokomotiva disel , të cilat bartin 27 vagonë , 9 të udhëtarëve dhe 18 për mallra.
Në TM1 2014, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 91-mijë. Në raport me TM1 2013, numri i udhëtare është rritur 10.55%.
Transporti i mallrave me tren në TM1 2014 është 158-mijë tonë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 28.33%.
Numri i fluturimeve në TM1 2014 është 1 232, ose 26% më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2013).
Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 271- mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1- 2013) kemi ulje për 22.24%.