Makina që shihni në foto pritet të jetë limuzina luksoze e presidentit rus, Vladimir Putin e cila është prezantuar në një lokacion të fshehtë në Moskë.
Sipas sajtit vesti.rs, gazetarëve i është lejuar të shohin vetëm versionin se si do të jetë kjo makinë ndërkohë që atyre u ishte ndaluar që ta fotografojnë.
“E gjithë ideja është bazuar në makinat e kohës së Brzhnjevit, si dhe në modelet e huaja, siç janë “Rolls-Roys”, “Mercedes” dhe “Audi”, ka thënë Maksim Nagajcev, drejtori i kompanisë “FSUE”, që prodhon këtë limuzinë.