Home Uncategorized VIDEO: “Seriali Duda 2” – Vajza që s’i tutet EULEX-it

VIDEO: “Seriali Duda 2” – Vajza që s’i tutet EULEX-it

Prishtinë – Edhe një Dudë tjetër është shfaqur “kërcënueshëm” në rrjetet sociale. Pas videos shokuese kur nxënësja e quajur Duda shihej duke rrahur një vajë tjetër në Mitrovicë, kësaj radhe është përhapur një video tjetër e incizuar me telefon, në të cilën duket se një profesor i lutet “Dudës 2” që të mos rrahë një vajzë tjetër, e cila në video shihet e ulur në një karrige afër derës. 
Ndërkohë,  ngjarja duket se zhvillohet në një klasë, dhe i ngjan një salle gjykate.”Duda 2″, që besohet se më parë ka rrahur  vajzën tjetër  qëndron në këmbë pranë tavolinës së profesorit, ndërsa thotë se nuk i tutet as EULEX-it, kur pralajmërohet se do të lajmërohet në polici.

Nuk është konfirmuar se ku ka ndodhur ngjarja, por në një rarst përmendet fshati Stanofc i Vushtrrisë dhe besohet se rasti të ketë ndodhur në këtë komunë.

Dhuna në shkollat e Kosovës është teme që diskutohet vazhdimisht, por kohëve të fundit ajo po shpërfaqet në formën e videove të xhiruara në mënyrë amatore.

 
Previous articleHolanda i dhuroi FSK-së pajisje për komunikim nënujor
Next articleLuta: kërkon edhe njeher mbeshtetjen e qytetarve te Gjilanit