Home LAJME Vietnam, ja pasojat nga armët kimike (Foto+16)

Vietnam, ja pasojat nga armët kimike (Foto+16)

Një set fotografish të bëra publike së fundmi nga Daily Mail, tregon pamje prekëse të fëmijëve në Vietnam, të cilët edhe pas 40 vitesh, vuajnë nga efektet e armës kimike “Agent Orange” të përdorur nga amerikanët gjatë luftës

Pamjet janë shkrepur në jetimoret në Saigon, të cilat kujdesen për fëmijët me pasoja shëndetësore të pasluftës. Megjithatë, edhe pse lufta mori fund në vitin 1971, fëmijët në këto jetimore vuajnë pasojat e efektit të shkaktuar nga një armë kimike e përdorur nga forcat amerikane, duke spërkatur me të pemët dhe bimësinë e këtij vendi. Arsyeja pse këto fëmijë ndodhen në jetimore është se familjet e tyre nuk mund të përballojë barrën e një fëmije me aftësi të kufizuara duke i braktisur. Francis Wade, një gazetar i pavarur në Bangkok, shpjegon se këta fëmijë janë të braktisur nga familjet e tyre pasi është një barrë e rëndë për ta.

Previous articleLimaj: Kosova u ka borxh nënave shqiptare
Next articleMedia gjermane:Skandal në Maqedoni