Home SPORT Villa: Atletico favorit për titull

Villa: Atletico favorit për titull

Sulmuesi i Atletico Madridit, David Villa, thotë se ekipi i tij është favorit për ta fituar La Ligën këtë sezon.

Atletico pësoi disfatë nga Levante në Valencia të dielën, por lojtarët e Simeones kanë pasur fat pasi edhe Reali dhe Barca u ndalën me barazime.

“Për ne nuk ka befasi më. Realiteti është se nëse i fitojmë dy ndeshjet e fundit do të jemi kampionë”.

“Unë e di se Barcelona mendon njëjtë. Prej këtyre tri ekipeve ekipi me pozitën më të mirë jemi ne”.

“Ne e dimë se është shumë e vështirë ta fitojmë kampionatin. Ne e kemi ditur se do të jetë e vështirë deri në minutën e fundit. Ne duhet të fitojmë të dielën dhe të mendojmë vetëm për fitore në Camp Nou. Ne mendojmë vetëm për fitore ndaj Barcelonës”, ka deklaruar Villa.

Previous articleDavids: Juve duhet ta transferojë Balotellin
Next articleFule: MSA, hapi i parë, ka shumë punë për tu bërë