Vitaminat që përkeqësojnë stërvitjen

stervitjeVitaminat C dhe E, mund të jenë të dëmshme për gjithë ata persona të cilët përgatiten për një garë rezistence, apo për stërvitje sepse modifikojnë mënyrën se si muskuli reagon ndaj stërvitjes

Vitaminat C dhe E, mund të jenë të dëmshme për gjithë ata persona të cilët përgatiten për një garë rezistence, apo për stërvitje sepse modifikojnë mënyrën se si muskuli reagon ndaj stërvitjes.

Ky fakt konfirmohet nga një studim i Norwegian School of Sport Sciences, i publikuar në “Journal of Physiology”.

Për të arritur në këtë përfundim u mbajtën nën vëzhgim 54 atletë, të cilët para çdo stërvitje morën vitaminat C dhe E. Nga analizmi i rezultatit u vu re se atletët që morën vitamina, pësuan ndryshime në muskujt e tyre dhe në qelizat që prodhonin energji, duke u shfaqur më të dobët përballë stërvitjes.