Home LAJME Vizita mjekësore për nxënësit e klasave 1-5

Vizita mjekësore për nxënësit e klasave 1-5

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Socialë na bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, me Drejtorinë Komunale të Arsimit si dhe drejtorët e shkollave fillore, nisi sot, më 12 maj, vizitat sistematike mjekësore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Aktiviteti po organizohet si pjesë e zbatimit të masave preventive shëndetësore, dhe ka për qëllim zbulimin e hershëm të anomalive, deformiteteve dhe sëmundjeve specifike për moshën.

Një kontrollim i tillë i nxënësve do të monitorojë rritjen dhe zhvillimin e tyre, si dhe gjendjen e tyre shëndetësore në vazhdimësi.

Trajtimi dhe korrigjimi i hershëm i këtyre ndryshimeve mundëson që të intervenohet me kohë dhe që fëmija të rritet i shëndetshëm dhe pa pasoja.

Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë mjekët si dhe stafin e shkollave për gatishmërinë e treguar në organizimin e këtij aktiviteti, dhe pret bashkëpunimin edhe të prindërve për realizimin sa më efikas të këtyre vizitave.

Previous articleCole pensionohet nga Anglia
Next articleJahjaga priti ambasadorin e Letonisë në Çeki, jorezident për Kosovën