Home Kuriozitete Vjen pasqyra që bën “selfie” dhe i poston automatikisht në Twitter

Vjen pasqyra që bën “selfie” dhe i poston automatikisht në Twitter

hoqëria vazhdon të sjellë mënyra të reja për të bërë “selfie”. S.E.L.F.I.E, që është shkurtimi për (Self Enhancing Live Feed Image Engine), është një pasqyrë me dy kalime, e cila do të bëjë automatikisht një foto për ju dhe do ta postojë në Twitter. S.E.L.F.I.E., që është projektuar nga agjencia digjitale iStrategyLabs, përfshin një pajisje Mac mini të fshehur në pjesën e brendshme të dy pasqyrave, një kamera dhe dritat LED të vendosura prapa pasqyrës.

Pasqyra që do të bëjë një “selfie” për ju dhe do ta postojë në Twitter. Programi i njohjes së fytyrës, i cili është i instaluar në pajisjet Mac, ju njeh juve dhe fillon procesin e bërjes së fotos, ndërsa dritat ju udhëzojnë se ku do të bëhet fotoja.

Pasi bëhet “selfie”, programi vendos logon tuaj në të dhe e shpërndan në Twitter. Ata që duan të blejnë një pajisje të tillë, dhe të kthejnë tualetin e tyre në një studio amatore për fotografi, duhet të kontaktojnë personalisht agjencinë iStrategyLabs.

Previous articleNxënësi e fyen në letrën përshëndetëse, mësuesi ia përmirëson gabimet gramatikore
Next articleNokia zbulon telefonin më të hollë në botë me internet