Lakra është perime që përdoret shumë në vendin tonë.
Lakra është perime që përdoret shumë në vendin tonë. Ajo përmban elemente shumë të mira dhe na sjell përfitime të ndryshme në organizëm.
Forcon sistemin imunitar
Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi jonë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer. Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili njihet në rritjen e sistemit imun të trupit duke luftuar me infeksione mikrobike.
Lufton kapsllëkun
Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi jonë të jetë më i fortë. Lakra ndihmon që trupi jonë të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët tona. Kjo lë të kuptohet se personi që përdor lakër mund të mos ketë kurrë probleme me kapsllëk, sëmundje kjo që sjell probleme tjera si dhimbje koke, kancer gastrointestinal dhe çrregullime të lëkurës.
Ul nivelin e kolesterolit
Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Ne nuk kemi nevojë të përdorim ilaçe të ndryshme, të cilat kanë efekte negative te trupi ynë.
Përmirëson shëndetin e syve
Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë. Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe çrregullime nervore.
Ndihmon në humbjen e peshës
Për ata që kërkojnë të humbin peshë lakra është çelësi i këtij suksesi. Lakra nuk ka shumë kalori, ndërsa në vend të tyre ka elemente tjera të shëndetshme. Nëse lakra shtohet në një dietë me ushqime të tjera ka më shumë sukses.