Home LAJME Vlerësohet jeta dhe vepra e Isa Boletinit

Vlerësohet jeta dhe vepra e Isa Boletinit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në Konferencën shkencore kushtuar figurës sonë të madhe historike, Isa Boletinit, e cila po mbahet nën përkujdesjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kruekuvendari, në konferencë ka mbajtur edhe një fjalë rasti ku ka theskuar se “Isa Boletini jetoi dhe veproi në një periudhë dramatike të historisë sonë kombëtare – ishte periudhë e kthesave të mëdha historike”.

“Sundimi shekullor osman po kalonte vitet e fundit të tij dhe shqiptarët po përballeshin me një sfidë radikale: ose do të dilnin nga ky sundim si një komb i formuar dhe me aftësi shtetformuese, ose rrezikonin shpërbërjen kolektive, si etni dhe territor”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, e gjithë veprimtaria e Isa Boletinit ishte një përballje me këtë sfidë.

“Ishte një përballje titanike, e cila e çoi atë nga betejat e grykave të Kosovës, në mbrojtjen e pavarësisë kombëtare të shpallur në Vlorë, e prej andej në zyrat diplomatike të Evropës. Isa Boletini ishte një lider popullor që veproi në përputhje me nevojat e kohës. Kjo ishte koha e çlirimit kombëtar dhe formimit të shtetit kombëtar. Ishte koha ku shqiptarët duhet të dëshmonin ekzistencën e tyre kombëtare dhe të drejtat e tyre legjitime”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Dhe në këtë drejtim, Veseli ka vlerësuar se të gjitha kryengritjet dhe përpjekjet e Isa Boletinit ishin në shërbim të këtij qëllimi madhor.

Veseli ka vlerësuar se sot në kushtet e reja sociale dhe politike, figura historike e Isa Boletinit kërkon qasje të reja shkencore dhe akademike.

“Unë besoj se historiografia jonë, tanimë e pavarur nga diktatet ideologjike dhe politike, është në gjendje të përmbushë këtë nevojë të vetëdijes sonë kombëtare, të kulturës dhe kujtesës sonë historike”, ka përfunduar Veseli.

Vlerësohet jeta dhe vepra e Isa Boletinit

“Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” është tema e Konferencës Shkencore që është duke u mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Në këtë konferencë folën njohës të historisë që vlerësuan veprën dhe jetën e heroit Isa Boletini.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Boletinin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Pas kësaj konference nisen eshtrat e heroit kombëtarë, Isa Boletini, për në vendlindje të tij, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

Konferencë “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”

“Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” është tema e Konferencës Shkencore që do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Kjo konferencë ka për qëllim të ndriçojë veprën atdhetare të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij me rastin e 99 – vjetorit të vdekjes e rivarrimit të eshtrave të këtij heroi të kombit. Gjithashtu, organizimi i një konference të tillë ka synim për ta ndriçuar, si Isa Boletinin dhe veprën e tij, po ashtu edhe një plejadë të tërë luftëtarësh e trimash që u sakrifikuan për çështjen kombëtare.

Në Konferencën që organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë një numër i madh shkencëtarësh, historianë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët studimet e veta mbi figurën e madhe kombëtare do t’i paraqesin në dy seancat e parapara.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kos ovës Haki Demolli dhe ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.

Previous articlePresidentja Atifete Jahjaga priti Gjeneral John Allen
Next articleMustafa: Do ta përmirësojmë klimën e biznesit