Home SPORT Vokrri: Fitore e vogël, drejt një fitore të madhe

Vokrri: Fitore e vogël, drejt një fitore të madhe

Presidenti i FFK-së në një intervistë ekskluzive për portalin, Sporti 1 ka folur në lidhje me vendimin e fundit të UEFA-së që për pranimin e Kosovës të vendoset në kuvendin e ardhshëm.

“Kjo është një fitore e vogël, që shpie drejt një fitoreje të madhe”, ka është mendimi kryesor i presidentit të Federatës së futbollit të Kosovës (FFK); Fadil Vokrri pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së që të vendos në kuvend për pranimin e FFK-së.

Presidenti, Vokrri është shprehur i kënaqu sidomos me faktin, se Kosova është liruar nga pengu politik që e ka mbajtur për vite të tëra.

Sipas statutit në fuqi të UEFA-së një anëtar i ri mund të bëhet pasi që është anëtarësuar në Organizatën e kombeve të bashkuara, nen ky që ka hyrë në fuqi më 2001 me insistimin e Federatës serbe, asaj spanjolle e ruse të futbollit.

“Mendoj se është një hap i rëndësishëm, pasi që tani nuk varet pranimi nga neni i OKB-së, kjo situatë është zhbllokuar”, tha Vokrri në një bisedë ekskluzive për portalin, Sporti 1.

Ai tani më ka filluar të bëjë edhe planet për vet asamblenë e përgjithshme të UEFA-së që pritet të mbahet në mars të vitit 2016 në Budapest.

“Sipas praktikës juridike duhet siguruar 2/3-tat e votave, atëherë i bie se na duhen 36 nga 54 votat, e neve na kanw pranuar 37 shtete”.

Pritet një diplomaci sportive, deri sa Federata serbe ka premtuar se do të lobojë në të kundërtën.

“Reagimet nga Beogradi nuk më befasojnë, por mendoj se tash është hequr barriera politike tash nëse dëshirojnë me na bllokuar ato shtete që na kanë pranuar kjo del jashtë kontekstit. Gjithsesi, se do ta riaktivizojmë edhe lobimin përmes Ministrisë së punëve të jashtme”.

Është hera e parë që UEFA le anash një nen, për një vendim kaq të rëndësishëm, por presidenti Vokrri tregon arsyet.

“Mendoj se së pari ndikoi vullneti i mirë, angazhimi i vet presidentit, Platini, që ishte kyç në gjithë këtë proces, pastaj dua të falënderojë për angazhimin e tyre edhe presidentin, Armand Duka e atë të Federatës kroate, Davor Shuker”.

Gjatë takimet të tij në Maltë, pos takimit revyal të presidentëve të federatave të futbollit kundër atyre të sekretarëve të përgjithshëm, Vokrri e sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë pasur takime të shumta.

“Kemi pasur mjaft takime të rëndësishme, mendoj se çdo gjë lidhet me pranimin, por ne kemi hasur në një vullnet të mirë, për përkrahje të rëndësishme në zhvillimin e futbollit, por edhe kjo çështje kërkon kohë, ndërsa kemi premtime se do të shkurtohen edhe afatet e duhura kohore për anëtarësim të plotë edhe në FIFA e paraqitje në garat e rëndësishme evropiane e botërore”, tha Vokrri.

Previous articleObama përshëndet proceset e fundit që ka zhvilluar Kosova si shtet
Next articleSelimi: Në tetor nënshkruhet MSA-ja për Kosovën