Home LAJME Vrau mizorisht të dashurën në Itali, arrestohet në Durrës shqiptari i dënuari...

Vrau mizorisht të dashurën në Itali, arrestohet në Durrës shqiptari i dënuari me burg të përjetshëm

Policia e Durrësit ka arrestuar 46 vjeçarin David Lekaj, i cili akuzohet se ka vrarë në mënyrë mizore të dashurën e tij para 18 vjetësh. Ngjarja e rëndë ka bërë bujë në atë kohë në Itali.

Ngjarja i ka fillesat më 5 tetor të vitit 1996, ku policia italiane gjeti në frigorifer në një banesë të fshatit Shën Helens në zonën e Kaliarit trupin e pajetë 24 vjeçares Anila Hetaj.

Mësohet se, shqiptari e vrau të dashurën Anila Hetaj, pasi kjo e fundit nuk i bindej që të punonte prostitutë. Ai është munduar ta detyrojë vajzë me dhunë që të dalë në rrugë, por s’ia ka dalë dot.

Sipas medieve italiane, shqiptari e kishte rrahuar aq shumë 24 vjeçaren, saqë ajo kishte gjetur vdekjen nga dëmtimet e marra në trup, sidomos në pjesën e gjoksit dhe në kokë.

Për t’i fshehur gjurmët e vrasjes, David Lekaj, e ka futur trupin e të dashurës në frigorifer. Pasi, policia gjeti trupin u vu në ndjekje të shqiptarit, por nuk mundi ta arrestonte sepse ai kishte ikur për në Shqipëri.

Drejtësia italiane e ka dënuar shtetasin David Lekaj në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen horror të së dashurës.

Arrestim i Lekajt është bërë nga njësia Speciale e Policisë së Qarkut Durrës, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për ekstradimin e tij.

I dënuari me burgim të përjetshëm kishte mundur të fshihej drejtësisë italiane, pasi menjëherë pas ngjarjes ishte kthyer në Shqipëri, ndërsa për 18 vite përdorte një identitet të rremë.

Aktualisht David Lekaj me origjinë nga Shkodra ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të ekstradimit nga Shqipëria në Itali, ndërsa do të dorëzohet te autoritetet e Interpol Romës.

Previous articleDolce & Gabbana dënohen me nga 18 muaj burg
Next article1 Maji, dita e punëtorit