Home LAJME VV, AAK, NISMA front të përbashkët

VV, AAK, NISMA front të përbashkët

Për herë të parë Kosova krijon një front të përbashkët opozitar i përbërë prej tri partive politike, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë Mustafa dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Opozita i kërkoi qeverisë që të reflektoi dhe t’i shfuqizojë marrëveshjet që ka arritur në Bruksel, e konkretisht marrëveshjen për asociacionin e Komunave.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën e sotme ka deklaruar se AAK ka mbërritur në një rezultat ku janë dakorduar për një opozitë të përbashkët me VV-në dhe NISMA-n.

Ai e ka ftuar edhe shoqërinë civile dhe mediat që t`i kundërshtojnë proceset që e dëmtojnë Kosovën, raporton Indeksonline.

“AAK sot ka mbrri nje rezultat dhe kemi ra ne dakord qe te jemi opozite e bashkuar. E ftojme edhe shoqerine civile edhe mediat qe ta kundershtojme procesin qe e demtojne Kosovën”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa, Fatmir Limaj ka thënë se qeveria aktuale duhet të jap dorëheqje dhe se opozita po kërkon zgjedhje të reja.
Limaj ka konsideruar se institucionet në Kosovë janë devalvuar, prandaj opozita është bashkuar deri sa ta ndalin të keqen që po i bëhet vendit.

“Ne si opozite po e kryjme punen. Iu sigruoje nje gje se kjo eshte hera e pare qe opozita eshte e bashkuar dhe ne nuk do te ndalemi ne stopimin e kesaj te keqe institucionale. Kosova nuk ka institucione sepse ato jane devalvuar. Prandaj ne jemi te vendosur te shkojme deri ne fund. Ky kualicion e ka humbur kredibilitetin me vendimet qe I ka marr. Ne nuk shohim më asnjë gjë serioze në këtë kualicion, prandaj është momenti I fundit të tërhiqen ose të dorëhiqen. Qeveria e kosovës duhetë të dorëhiqet sa më shpejt dhe ne kërkojmë dorëheqje. Ne kerkojmë zgjedhje të reja dhe sa më shpejt kjo qeveri të jep dorëheqje”, ka thënë Limaj, raporton Indeksonline.

Previous articleDalin në shitje biletat online për ndeshjen Shqipëri – Serbi
Next articleObama përshëndet proceset e fundit që ka zhvilluar Kosova si shtet