VV dorëzon listat e komisionerëve

Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha komunat e Kosovës, përkatësisht në Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) ka dorëzuar listat e komisionerëve për zgjedhjet e 8 qershorit.

„Më 3 nëntor 2013, duke iu falenderuar një mobilizimi mbarë shoqëror për mbrojtje të votës, që u shpreh me angazhim të rreth 7500 personave në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u dëshmua që procesi zgjedhor mund të kalojë pa parregullësi të mëdha. Ne shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar me të gjithë organizmat zgjedhor, që procesi zgjedhor më 8 qershor të shkojë edhe më mirë se në nëntor të vitit të kaluar”, thuhet nw njw komunikatw nga LVV.

Ne ua bëjmë të qartë të gjithëve, që nuk do të tolerojmë parregullsi gjatë procesit zgjedhor, dhe njëkohësisht gjithë ata që do të shkaktojnë parregullsi, do të përballen me organe të drejtësisë shumë më të fuqishme pas 8 qershorit, pas fitores sonë“, thuhet në njoftim.