Sado që nuk ka ndonjë ndryshim në këtë fillim të punës së kryetarit të ri të Prishtinës, Shpend Ahmeti, me përjashtim të marrjes së vendimit për shitjen e Q-7, punët në një këndvështrim konfidencial po dëshmohet se kanë një thellësi tjetër. Jo vetëm kaq. Puna e VV duket të jenë shumë më ndryshe brenda komunës nga ajo që mund të shohë opinioni publik. E gjithë puna e VV ngjan me lahutën pa tel të Nasradin Hoxhës.
VV duket se ka punuar shumë në komunën e sapo marrë për ta qeverisur. Sipas burimeve që posedon Publiku.net, bëhet e ditur se VV ka dërguar në EULEX me dhjetëra dosje kundër Isa Mustafës për shkelje të rënda ligjore.
Duke marrë parasysh ‘zellin’ me të cilin VV i harton dosjet, nuk ka dyshim se kësaj radhe Kryetari i LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vërtet punët ngushtë me ligjin.
Burimi ynë konfirmon se shpëtimi pa burg prej këtyre «dhjetëra dosjeve» të deponuara në EULEX është i pamundur.
Javët dhe muajt në vijim do të jenë gjithnjë e më të nxehta për Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo pritet të ndodhë jo vetëm për shkak se koha po nxehet me ardhjen e pranverës apo për shkak të zgjedhjeve nacionale që pritën të mbahen në fund të majit, sipas burimeve që disponon Publiku.net.
Duket se politikani me karrierë më të gjatë komuniste në Kosovë, mund ta ndalë vetëm rënia e tij ndesh me ligjin.
Edhe njëherë pritet të vërtetohet thënia e hetimeve policore: «Herët a vonë gabojnë të gjithë!». E vërteta e hidhur ose jo për Isa Mustafën me bashkëpunëtorë ndodhet në volumin e dhjetëra dosjeve të dërguara në EULEX.