Home SPORT Wenger: Lëndimet na nxorën nga gara për titull

Wenger: Lëndimet na nxorën nga gara për titull

Arsene Wenger thotë se mungesat e shumta për shkak të lëndimeve e kanë penguar Arsenalin të luftojë për titullin e Ligës Premier.

Arsenali ka qenë pa Aaron Ramsey, që ishte shtylla e skuadrës në fazën e hershme të sezonit. Por veç uellsianit, Topçinjtë mbetën edhe pa një varg lojtarësh tjerë duke rënë kështu nga pozita e parë, në pjesën e parë të sezonit, në pozitën e pestë, disa javë më parë.

Dhe tash, pas rikthimit të tij dhe disa lojtarëve të tjerë, përfshirë Mesut Ozil, Arsenali duket se po e merr veten dhe mbrëmë shënoi fitore bindëse 3-0 ndaj Newcastle United.

“Nuk dua të marr asnjë meritë nga Aaron Ramsey, por ne kemi humbur disa lojtarë në të njëjtën periudhë dhe e gjithë kjo mendoj se do të dëmtonte shanset e shumë skuadrave”.

“Ne do të dëshironim që sezoni të ishte më i gjatë. Ne ishim në krye të ligës por humbëm shumë lojtarë në një periudhë vendimtare të sezonit”, ka thënë Wenger.

Previous articleVendet më të mjera në botë edhe Serbia në top 10
Next articleHaradinaj kërkon punësim për të verbrit