Home SPORT Xhaka, pasuesi i Hernanes te Lazio

Xhaka, pasuesi i Hernanes te Lazio

Në Romë janë të bindur se goditja e radhës në merkato për drejtorin sportiv, Igli Tare, do të jetë Granit Xhaka.

Mesfushori i Borussia së Monchengladbachut është në krizë me klubin e tij në Gjermani dhe shumë shpejt pritet të kërkojë një sistemim të ri. Ndër kandidatet më të forta për ta blerë shqiptarin që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës është edhe Lazio.

Klubi i Lotitos shiti në merkaton e dimrit një lojtar si Hernanes, i cili në mesin e fushës i ka lënë një hapësirë boshe të vështirë për t’u mbyllur.

Previous article​Vendi ku njerëzit s’ndjenë dhimbje koke
Next articleElvana Gjata në top formë (Foto)