Lidhur me informacionet se disa pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë kanë hyrë në territorin Kosovës, MUP-i i Serbisë ka thënë ky ka qenë aksion i planifikuar.
“Ministria Punëve të Brendshme njofton opinionin se më 29 prill është realizuar aktiviteti i planifikuar dhe në ujdi me për aktivitet të përbashkët vëzhgimi të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandës së KFOR-it, me pjesëmarrje aktive të pjesëtarëve të ushtrisë e të Xhandarmërisë në përputhje me Marrëveshjen Kumanovës”,thotë kumet e MPB të Serbisë të cilën e transmeton B92, njofton koha.
Banorë të fshatit Karaçevë dje kanë njoftuar se Xhandarmëria e serbe kishte hyrë në territor e Kosovës.