Home LAJME Xhemajli: Të ndërpritet verifikimi i veteranëve

Xhemajli: Të ndërpritet verifikimi i veteranëve

Për t’i ikur politizimit të procesit të verifikimit të kategorive të dala nga lufta, OVLUÇK-ja ka vlerësuar se duhet të ndërpritet ky proces, derisa të përfundojnë zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i OVLUÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka deklaruar për “Epokën e re” se kanë vërejtur tendenca të politizimit të këtij procesi për shkak të zgjedhjeve. Ai ka thënë se sot (e hënë) do të kërkojë nga komisioni për verifikimin e këtyre kategorive ta ndërpresë këtë proces, deri pas zgjedhjeve.

Kjo, pasi që, sipas tij, ka tendenca për politizim nga pothuajse të gjitha partitë politike.

Previous articleTotozani në Serbi, diskutohet për diplomat e shqiptarëve
Next articleDiaspora shqiptare bënë thirrje për “votë shqiptare” në Mal të Zi