Home Kuriozitete Xherdani, mashkulli i vitit 2013

Xherdani, mashkulli i vitit 2013

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është shpallur mashkulli i vitit nga revista me renome botërore, GQ.

Edicioni gjerman i revistës ka mbajtur një ngjarje glamuroze në Berlin në pallatin e operës Komische.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm disa prej emrave më të mëdhenj të shoubizit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Beckhamin.Xherdani, mashkulli i vitit 2013

Dhe, duke folur për çmimin që do të ndajë me bashkëlojtarin e tij te Bayern Munichu, Shaqiri u shpreh i ngazëllyer me epitetin.

“Nuk e kam pritur këtë çmim. Për mua është një befasi e mirë për të cilën i jam falënderues të gjithëve”, ka theksuar Shaqiri

Previous articleDhurata e nxehtë
Next articleRihanna çmend vendlindjen