Home LAJME Xhihadisët në Siri, 6.1% janë nga Shqipëria

Xhihadisët në Siri, 6.1% janë nga Shqipëria

Në raportin e fundit të Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve mbi Radikalizmin [ICSR] thuhet se luftëtarët e huaj, të cilët janë të angazhuar në konfliktin në Siri, po shfrytëzojnë mediat sociale për të promovuar ideologjinë e tyre.

“Matja e Rëndësisë dhe Ndikimit të Rrjetit të Luftëtarëve të Huaj Sirianë” është raporti që analizon se si këta luftëtarë arrijnë tek informacionet mbi luftën në Siri dhe kush i frymëzon ata. Të dhënat janë analizuar te 114 individë nga ICSR-së, përfshirë këtu 86 profile në Facebook dhe 35 në Twitter. Analizat e tyre tregojnë se shumica vijnë nga Britania (25.4%), pastaj nga Franca (14%), Gjermania (12.3%), Suedia (8.8%), Holanda (7%) dhe Belgjika (5.3%).

Nga Evropa Lindore, 6.1% vijnë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria, kurse 7 % janë jo-evropianë, nga Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara. Raporti thekson se 61.4% e luftëtarëve të huaj radhiten me grupet rebele xhihadiste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit [ISIL],ndërsa 17.5 % i takojnë grupit rival, Frontit Al-Nusra, i cili është i lidhur me Al-Qaedan.

Previous articleSoni, qokollada e Vesa Lumes
Next articleAl-Qaeda: Do sulmojë SHBA-në