Yahoo ka blerë Vizify-in, një kompani e cila iu lejon përdoruesve që të krijojnë vizualizime të të dhënave në rrjetet sociale.
Kjo kompani është themeluar në vitin 2011. Kompania ka teknologjinë që u lejon njerëzve të krijojnë infografikë interaktive dhe video të bazuara në atë që ata ndajnë në internet, duke krijuar një lloj biografie për përdoruesit. Një grup prej pesë personash nga kompania Vizify i janë bashkuar ekipit të kompanisë Yahoo. Kompania shkroi në faqen e saj zyrtare se Vizify nuk do të pranojë përdorues të rinj.
“Ne kemi zbuluar se Vizify është një kompani që ndan të njëjtin pasion për teknologjinë e vizualizimit dhe për eksperiencën e përdoruesit,” tha kompania Yahoo të mërkurën.
“Nuk mund të flasim shumë për plane të ardhshme, por mezi po e presim të sjellim një mundësi më vizuale përpunimi të të dhënave në Yahoo” shkruan shefja ekzekutive e kompanisë në një blog. Kjo është blerja me numër 37 e shefes së fundit ekzekutive të Yahoo-së, Marissa Mayer, që po drejton kompaninë që nga viti 2012.
Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar akoma.