Home SPORT Yaya Toure, shënjestër e PSG

Yaya Toure, shënjestër e PSG

Paris Saint-Germaini planifikon të përgatisë ofertë për mesfushorin e Manchester Cityt, Yaya Toure, të cilin mund ta transferojë gjatë verës.

Mirëpo, futbollisti nga Bregu i Fildishtë është alternativë në rast se dështon tentativa për transferimin e yllit të Juventusit, Paul Pogba, njofton Football Direct News.

Kampioni i Francës do të përpiqet maksimalisht që ta transferojë francezin 21-vjeçar, për të cilin është spekuluar se mund të ofrojë afro 70 milionë euro.

Por, nëse Bianconerët hezitojnë ta shesin atë, atëherë Toure është alternativa.

Previous articleTë enjten vendoset për shpërbërjen e Kuvendit
Next articleSot videoklipi i ri nga Dhurata