Home SHOWBIZ Zbulohen bashkëpunimet e Gentës

Zbulohen bashkëpunimet e Gentës

Genta Ismajli do të vijë me dy bashkëpunime mjaft të ndryshme dhe mjaft interesante. Njëri që do të lansohet në maj 2014, me Ardian Bujupi e Dj Dalool, kurse tjetri, hiç më pak se me Medën.

Pak ditë më parë, Genta ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me bashkëpunime, por nuk ka zbuluar më shumë detaje. Tani, përmes Facebook ajo ka zbuluar se bashkëpunimi do të jetë me Ardian Bujupin dhe Dj Dalool.

Me Ardianin ,Genta është takuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore e madje kanë pasur një mbrëmje bamirësie bashkë. Ndërsa me Dalool ajo ka pasur bashkëpunimin shumë të suksesshëm ‘Guximi’.

Kjo këngë do të vijë në maj dhe pritet të jetë shumë ritmike, fiks për sezonin e verës.

Por, sipas burimeve të Prive’së, Genta do të sjellë edhe një bashkëpunim, e që është mjaft befasues.

Bëhet fjalë për këngëtarin Meda. Si duket, Genta ka provuar të eksperimentojë këtë vit.

Previous articleAdelina Tahiri me foto të nxehta në Dubai (Foto)
Next article‘Stupcat’ përqeshin tranvestitin Edona James