Home SHOWBIZ Zbulohen detaje rreth albumit të Kreshës!

Zbulohen detaje rreth albumit të Kreshës!

Ditë më parë raportuam se më 9 maj, reperi shqiptar, M.C Kresha, hedh në treg albumin e ri “EMCEECLOPEDY”, i cili mësojmë se është shumë cilësor, jo vetëm nga përmbajtja muzikore, por edhe në cilësinë e regjistrimit.

Së fundi, reperi mitrovicas përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar edhe titujt e 13 këngëve që do t’i përmbajë albumi, për të cilin shihet se këngëtari ka bashkëpunuar edhe me kolegët e tij, Lyrical Son dhe Noizy.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave të këngëtarit, duke uruar dhe komplimentuar reperin mitrovicas për albumin e ri “ky album ka mu bo booommbb” , “O qite albumin ma se na shkurtove ymrin” kanë qenë disa nga komentet e fansave të flaktë të 29-vjeçarit mitrovicas.

Kujtojmë se ky do të jetë albumi i dytë për Kreshnik Fazliun, pas atij që publikoi para pesë vjetëve “Patikat E Mija”.

Këngët e reja të MC Kreshës:
1. Hall of Fame
2. Amsterdam
3. Police
4. My Bia
5. B-day party
6. Rrehni shuplakat
7. Hajde zemër gjuju me pare
8. Luv luv
9. Let it go
10. Y.W.L
11. Beta Murder
12. Plasticman
13. Shkalla e suksesit

Previous articleRita Ora aksidentalisht tregon “zogun”
Next articleDhurata Ahmetajt i pëlqen ta krahasojnë me…