Disa vezë të çuditshme me bisht të gjatë 3cm janë zbuluar në Kinë, të cilat janë më të mëdha se vezët e zakonshme të pulës.
Shumë njerëz kanë dëshirë të konsumojnë vezë për mëngjes, qoftë ato të fërguara, të ziera apo të skuqura.
Por, askush nuk do të mendonte se do të ekzistonin vezët me bisht.
Kjo vezë e çuditshme, me bisht 3cm të gjatë, është zbuluar në një shtëpi në Lingen, Kinë veriore.
E bërë nga një pulë, kjo vezë është pak më e madhe se veza e zakonshme dhe përderisa pamja e saj e bën atë më të padëshirueshme për ta ngrënë, kjo vezë ka një përparësi – bishti e bën vezën më të lehtë për ta thyer.
Kjo ve u gjet nga një fshatar i njohur si z.Lu, në shtëpinë e tij në fshatin Liyuan në provincën e Shanxi’së, e cila ishte e vendosur afër një lumi të quajtur Fen.
Lu, i cili mban disa pula në shtëpinë e tij, tha se ai kurrë nuk kishte parë një ve kaq të çuditshme më parë.
Pasi është jo e zakonshme që pulat të bëjnë kësi lloj veze, ekspertët nuk pajtohen me faktin se problemi qëndron te ndonjë pulë, e cila bën vezë me bisht.
Siç duket, pula harroi rregullat e natyrës për të bërë vezë duke bërë një ve më të madhe dhe me bisht.