Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ia ka bërë “retwitt” sloganit të njohur gjatë bombardimeve të NATO-s në ish Jugosllavi, “NATO just do it” (NATO, vetëm bëjë atë).
Këtë slogan sot e kishte postuar në Twitter, ministrja Vlora Çitaku.
Slogani i marrë nga kompania e veshjeve sportive, NIKE, ishte zëvendësuar me aeroplanët e NATO-s dhe sloganin e lartpërmendur.
“Para 15 vjetësh NATO intervenoj që ta ndalë gjenocidin në Kosovë. Asnjëherë nuk do ta harrojmë”, ka shkruar Çitaku e që është bërë ‘retwitt’ nga Lungescu.