Home LAJME Zëvendëskryeministri i Turqisë viziton Kosovën

Zëvendëskryeministri i Turqisë viziton Kosovën

Pas vizitës në Tiranë, një delegacion nga Asambleja Kombëtare e Kuvendit të Madh të Turqisë, të kryesuar nga zëvendëskryeministri Turqisë, Emrullah İşler do të qëndrojë sot edhe në Kosovë.

Takime të shumta por të ndara, do të ketë İşler. Në orën 11:45, ky delegacion do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.

Delegacioni takim do të ketë edhe me Komisionin për Integrime Evropiane.

Ndërsa, të mërkurën gjatë orëve të pasdites, zëvendëskryeministri i Turqisë Emrullah Işler bashkë me delegacionin e tij do të marrë pjesë në festën e Turqve të Kosovës, e cila organizohet nga Partia Demokratike e Turqve të Kosovës.

Delegacionit të Turqisë do t’i bashkëngjitet edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. /

Previous articleSot shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Next articleKouchner: Triumf diplomatik i Evropës në Kosovë