Home LAJME Zgjedhjet drejt vjeshtës

Zgjedhjet drejt vjeshtës

Për herë të parë ndoshta Behgjet Pacolli mund t’ia qëllojë për diçka; zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në vjeshtë.

Hashim Thaçi vazhdon ta shtyjë datën 8 qershor si opsionin më të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve, por gjërat janë komplikuar të hënën në Parlament.

Pa u miratuar vendet e rezervuara për minoritetet, kjo legjislaturë nuk do të shpërbëhet. Ndërkohë që partia në pushtet, PDK, insiston që kjo legjislaturë të votojë për shndërrimin e FSK’së në FAK.

Pa votën e deputetëve të LDK’së, vendet e rezervuara nuk mund të miratohen, derisa FSK nuk mund të shndërrohet në ushtri pa votën e minoriteteve.

Pra, gjithçka mbetet e bllokuar.

Burime të Radio Llapit  thonë se sot është bërë e qartë se zgjedhjet vështirë se mund të mbahen në qershor.

“Tashmë është e qartë se zgjedhjet mbahen në vjeshtë”.

Deri më tash, më së shumti insistues në mbajtjen e zgjedhjeve në vjeshtë ka qenë Behgjet Pacolli.

Previous articlePo vlerësohen dëmet e përmbytjeve
Next articleShpend Ahmeti ia zbulon vendet e punës vëllait dhe dhëndrit të “Kamishit”