Burime të Koha.net në Kuvendin e Kosovës thonë se Ligji për Zgjedhjet mund të votohet të hënën.
Pritet që Kryesia po këtë ditë t’ia japë “vizën” këtij ligji që të dalë para deputetëve në lexim të dytë, pra përfundimtar.
Por, sipas këtyre burimeve, ligji i ri do të përmbajë një dispozitë, me të cilin ai hyn në fuqi pas zgjedhjeve të paralajmëruara të mbahen deri në gjysmën e qershorit të sivjetshëm.
Për pasojë, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të zhvillohen sipas Ligjit të vjetër të Zgjedhjeve.