Sipas anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve – KQZ, Adnan Rrustemi, përveç rreth 50 mijë emrave të personave të vdekur që nuk janë pastruar nga listat e votuesve, janë edhe rreth 300 mijë persona që kanë letërnjoftim të UNMIK-u, pa afat. Ai ka shtuar se janë edhe një numër i madh i serbëve që nuk janë banor të Kosovës, por që votojnë në Kosovë.
Ndonëse mbajtja e zgjedhjeve nacionale më 8 qershor është në kuadër të afateve ligjore, koha e shkurtër për organizimin e tyre është një çështje që do të mund të ndikoj që cilësia e procesit zgjedhor do të linte shumë për të dëshiruar.
Sipas anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve – KQZ, Adnan Rrustemi, përveç rreth 50 mijë emrave të personave të vdekur që nuk janë pastruar nga listat e votuesve, janë edhe rreth 300 mijë persona që kanë letërnjoftim të UNMIK-u, pa afat. Ai ka shtuar se janë edhe një numër i madh i serbëve që nuk janë banor të Kosovës, por që votojnë në Kosovë.
Në këtë kontekst, Rrustemi ka shtuar se, për të pasur një mbarëvajtje të procesit zgjedhor, do të duhej që të hynte në fuqi ligji për zgjedhjet, i cili do të ishte një preventivë për parandalimin e këtyre problemeve.
“Mendoj që është në interes të gjithëve që zgjedhjet të mos mbahen sa për tu mbajtur, por që ato të jenë të organizuara në një nivel të lartë. Listat e votuesve janë ende problem me të cilin ballafaqohet KQZ-ja. Rreth 50 mijë emra të personave të vdekur nuk janë pastruar nga listat e votuesve. Pastaj, janë rreth 300 mijë persona që kanë leje të njoftimit të UNMIK-u, pa afat. Një numër i madh i serbëve që nuk janë banor të Kosovës, por që votojnë në Kosovë”, ka thënë Rrustemi për Telegrafin.
Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se e ka propozuar datën 8 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, dhe aktualisht sipas tij kjo datë është brenda afateve të parapara me Kushtetutë.
Në anën tjetër, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar në media se këtij institucioni i duhen të paktën 40 ditë për t’i organizuar zgjedhjet parlamentare, kurdo që ato mbahen.
“Nuk e dimë se kur do të mbahen zgjedhjet, mirëpo është përmendur tetë qershori si datë e mundshme. Në rast se me këtë datë do të mbahen zgjedhjet, atëherë kemi në dispozicion pak ditë për t’i organizuar ato, edhe pse i kemi filluar përgatitjet teknike. Nuk dëshirojmë që pas zgjedhjeve të fajësohet KQZ-ja për çfarëdo defekti, sepse ne nuk kemi në duar asgjë dhe nuk vendosim. Prandaj duhet të na lihet kohë e arsyeshme, të paktën 40 ditë”, ka thënë Daka. /