Home LAJME Zgjedhjet në nëntor, FAK-u në legjislaturën e ardhshme

Zgjedhjet në nëntor, FAK-u në legjislaturën e ardhshme

Ideja për shpërndarjen e parlamentit dhe zgjedhjeve të parakohshme vështirë se do të realizohet.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se tashmë ekziston një pajtim në heshtje që zgjedhjet të mbahen sipas afatit Kushtetues.

Kësisoj prej muajit shtator presidentja Atifete Jahjaga do të nis sipas afatit të rregullt konsultimet për datën e zgjedhjeve.

Sipas të njëjtave dispozita ligjore, pas konsultimeve, presidentja mund të shpall zgjedhjet e rregullta. Ato duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë nga data e shpalljes.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot ta fus në rend dite ligjin për transformimin e FSK-së në Forcat të Armatosura të Kosovës (FAK) pasi që deputetët serbë kanë refuzuar të votojnë, duke kërkuar zgjatjen edhe për një mandat të vendeve të rezervuara.

Ata edhe sot kanë dhënë sinjale të prera se nuk do të votojnë për themelimin e FAK-ut.

Do t’i mbetet legjislaturës së re që të vendos për themelimin e Forcave të Armatosura, mirëpo nuk është e qartë se kur do të ndodh kjo.

Previous articleKush i’a “mbushi” hundët gjakë Era Istrefit?
Next articleShkodrania konkurron në Kanada për Miss Universe 2014