Home LAJME Zgjedhjet shkojnë drejt vjeshtës

Zgjedhjet shkojnë drejt vjeshtës

Janë hapur shumë dilema që rrezikojnë seriozisht mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare gjatë muajit qershor, siç ishte proklamuar deri më tani nga liderët e dy partive më të mëdha në vend. Problemet me numra në Kuvend apo edhe ato organizative me ligjin e ri, i shtojnë gjasat që zgjedhjet të mbahen gjatë vjeshtës.

Aktualisht janë dy opsione që mund ta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

I pari ndërlidhet me marrëveshjen Hashim Thaçi-Isa Mustafa që nënkupton shpërbërjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme për muajin qershor. Kurse opsioni i dytë, ai i votimit të mocionit të mosbesimit për shkarkimin e qeverisë, i cili është riaktualizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kur flitet për opsionin e parë, burime të gazetës Tribuna bëjnë me dije se ka gjasa reale që të mos mbërrihet numri prej 80 votave të nevojshme për shpërbërjen e Kuvendit.

Kurse tek opsioni i dytë, ai i votimit të mocionit të mosbesimit, opozita konsiderohet se nuk i ka 61 votat e nevojshme për shkarkimin e qeverisë, pasi që ky variant do të bojkotohej nga koalicioni qeverisës

Previous articleOlivier: Gjykata Speciale kundër UÇK-së e dëmton Kosovën
Next articleTë riatdhesuarit nga Suedia vështirë po socializohen në Kosovë