Home LAJME Zgjedhjet shtyjnë testin

Zgjedhjet shtyjnë testin

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në qershor të këtij viti, ia ka prishur planin Komisionit Shtetëror të Maturës.

Komisioni kishte vendosur që më 7 dhe 21 qershor të mbahej testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por shpërbërja e Kuvendit që ndodhi të mërkurën dhe paralajmërimi për mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, pritet ta ndryshojë këtë plan.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se janë në pritje të vendimit të presidentes, Atifete Jahjaga, për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Sipas tyre, nëse presidentja vendos që 8 qershori të jetë si datë për organizimin e zgjedhjeve, atëherë data e mbajtjes së testit të maturës do të shtyhet për një afat tjetër.

Previous articleBE-ja mund të formojë mision për vëzhgimin e zgjedhjeve me ftesë të Kosovës
Next articleShumëkatëshet e “Hysit” në tokën e shtetit