Zgjidhje natyrale kundër dhimbjes së dhëmbëve

Dhimbja e dhëmbëve është një çrregullim i cili duhet kuruar pikërisht duke iu drejtuar dentistit të besuar dhe shpesh duke bërë grafi dentare para çdo ndërhyrje. Por si duhet vepruar për të eleminuar dhimbjet e padurueshme të saj, nëse këto dhimbje ju zënë në mes të natës, apo qoftë edhe deri sa të shkohet te dentisti. Ekzistojnë disa mënyra nayrale që e zbehin këtë dhimbje, duke ofruar një qetësi të dëshirueshme.

Hudhra dhe qepa– Këto dy elementë ushqimorë të cilët urrehen zakonisht prej erës së tyre të keqe, janë në gjendje që të shuajnë dhimbjen e dhëmbëve dhe të dhëmbalëve. Për të arritur rezultat të shpejtë mjafton të vendoset pak hurdhër në zonën ku keni dhembje, ose të përtypni pak qepë të gjallë, do të shikoni që efekti i bllokimit të dhimbjes do të ndodh brenda pak çastesh.

Ujë me kripë– Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të qetësuar përkohësisht dhimbjet e dhëmbëve, si dhe ndihmon në zbehjen e infeksioneve të krijuara.

Kamomili– Vetitë e tij janë të shumta, madje edhe në këtë rast mund të luajë rol si freskues dhe qetësues, i cili është në gjendje të qetësojë dhimbjen e dhëmbëve.