Zgjohuni me alarmin që liron aromë të proshutës së tymosur

Lirimi i aromës dhe tingullit të proshutës duke u pjekur mund të jetë një alarm i mrekullueshëm telefonik i mëngjesit të hershëm.

Prodhuesi i mishit Oscar Mayer ka prodhuar një vegël të vogël për “iPhone” e cila lidhet për të dhe liron një tingull dhe aromë të proshutës duke u pjekur në tigan.

“Me afërsisht 2 milionë etiketime të proshutës në rrjetin “Instagram” (#bacon), duket se njerëzit asnjëherë nuk lodhen nga një ushqim i tillë”, ka thënë asistenti i Mayer, Tom Bick.

“Oscar Mayer ka sjellur veglën e parë që liron aromën e proshutës përmes telefonit mobil, duke u mundësuar përdoruesëve të iPhone-it një zgjim më të këndshëm përmes alarmit të mëngjesit.

Ky lloj alarmi është një arritje e madhe teknologjike tani për tani dhe është i mundshëm vetëm për njerëzit që jetojnë në SHBA.tekst