Home LAJME Zhbogar: Liberalizimi i vizave për kosovarët është afër

Zhbogar: Liberalizimi i vizave për kosovarët është afër

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë sot para studentëve Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë se dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nëpër Evropë është afër.

Ai ka theksuar se  qytetarët e Kosovës e meritojnë të lëvizin lirshëm pa viza, pasi që gjatë procesit të liberalizmit të vizave Kosova ka bërë shumë reforma të rëndësishme.

“Mezi prisni dhe e meritoni të udhëtoni të lirë në BE, dhe kjo ditë është afër. Në rrugën e liberalizimit të vizave Kosova ka kryer shumë reforma dhe qëndron në një pozitë të mirë për shkak të këtij procesi i cili ka qenë i gjatë”, ka thënë Zhbogar.

Duke folur për situatën politike në vend, ai ka thënë se zgjidhja është vetëm përmes dialogut politik, duke shtuar se liderët politikë duhet të diskutojnë për prioritetet e vendit, që shtetin ta vënë në rend të parë.

Sipas tij, opozita duhet ta kuptojë se e ka rolin e saj të rëndësishëm në Kuvend dhe duhet ta kuptojë se mazhoranca i ka numrat për të qeverisur.

|Opozita e luan një rol shumë të rëndësishëm. Liderët e vendit duhet të vendosin se çka është më e mira për Kosovën dhe qytetarët që ata të shohin të ardhmen në Kosovë dhe kjo arrihet përmes dialogut mes partive”, ka thënë Zhbogar.

Previous articleMSA-ja hyn në fuqi të premten, katër mekanizma mbikëqyrës
Next articleHyrja në fuqi e MSA-së trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt BE-së