Home LAJME Zjarr në një banesë – digjen nënë e bir, një i plagosur

Zjarr në një banesë – digjen nënë e bir, një i plagosur

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pas mesnatës të së dielës, në një banesë pranë stacionit hekurudhor në Elbasan.

Nga raportimet e para, mësohet se dy persona janë djegur duke ndërruar jetë, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur nga djegiet dhe është dërguar në spital, raporton Shqiptarja.

Viktimat janë Kristian Basha – 7 vjeç dhe Lumturi Basha – 30 vjeç, që mendohet të jenë nënë e bir.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse që kanë shuar flakët.

Previous articleReagon “macja”: Unë dal si dua, e ju më shikoni
Next articleGjykata Speciale do të hetojë edhe korrupsionin