Home SHOWBIZ ‘Zogu’ nuk ndalet…

‘Zogu’ nuk ndalet…

foto (2)Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu- Tuna e cila morri epitetin e këngëtares më të suksesshme të vitit 2013, duket se edhe për këtë vit ka plane të mëdha. Kjo duke u bazuar në përkushtimin e saj që në masë të vijë me projekte të reja. Dekorim Sahiti, menaxheri i këngëtares, ka thënë për Tribuna se Tuna tashmë është duke punuar në projekte të radhës.

“Tuna momentalisht është duke punuar rreth projektit të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me rep këngëtarin Getoar Selimin. Është ky një projekt që më herët është përmendur, ndërsa tani veçse po finalizohet”, ka thënë Dekorimi në fillim të bisedës, ndërsa ka treguar se nuk kanë një datë strikte kur kënga do të jetë në treg, shkruan Tribuna.

“Nuk dihet ende kur saktë do të publikohet kënga. Faktikisht asnjëherë nuk dihet saktë kur do të publikohet një projekt. Varësisht prej kohës dhe momentit gjithçka pason. Por ma merr mendja që ndoshta brenda dy muajve do të finalizohet çdo gjë”.

E kërkuar vikendeve

Por kjo nuk është risia e vetme që po përgatit këngëtarja më e kërkuar në vendin tonë. Sipas Sahitit, këngëtarja që ai ka nën menaxhim është duke punuar edhe në një këngë tjetër e cila do të vijë solo. “Tuna është duke punuar edhe në një këngë tjetër të re e cila do të jetë solo. Dhe ndoshta kjo këngë do të lansohet para bashkëpunimit që e ka me Getin. Por këto janë dy projektet që për momentin këngëtarja është e fokusuar e pastaj ën të ardhmen normal vijnë edhe të rejat tjera”.

Përveç projekteve të reja, menaxheri ka pohuar se Tuna vazhdon të jetë e kërkuar nëpër mbrëmje muzikore çdo fundjavë. “Mbrëmjet muzikore vazhdojnë të jenë me intensitet të njëjtë. Tuna është e angazhuar çdo vikend. Ndërsa tani prej datës 9 mars deri me datën 29 nëntë mars është në pushim, pasi që siç ju thashë është duke punuar rreth të rejave që do t’i sjell në treg”, ka thënë Sahiti i cili për fund ka shtuar se edhe përgatitjet për sezon për këngëtaren shkupjane kanë filluar.

Previous articleKim Kardashian nuk është pjesë e elitës
Next articleSeksi Adelina