Home Uncategorized Zonja e Parë e Francës shtrohet në spital

Zonja e Parë e Francës shtrohet në spital

francaaZonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler është shtruar në spital pas publikimit të lajmit për një marrëdhënie mes Presidentit Francois Hollande dhe aktores Julie Gayet.

Ajo është shtruar të premten dhe pritet të dalë të hënën. Hollande nuk ka mohuar lidhjen me aktoren 40-vjeçare por kërkoi respektimin e privatësisë.

Lideri konservatori i opozitës, Jean-Francois Cope është shprehur se kjo ngjarje ka dëmtuar imazhin e Francës në botë.

Sondazhet tregojnë se, Holande është presidenti më i papërlyer i kësaj gjenerate. Një sondazh i publikuar së fundmi tregon te se vetëm 25% e francezëve i besonin atij.

Marrëdhënia e fshehtë

Thashethemet për një lidhje mes aktores 41-vjeçare dhe presidentit francez, 59-vjeç, kishin muaj që qarkullonin, por revista “Closer” ka sjellë edhe foto që dëshmojnë një gjë të tillë.

“Closer” raporton se, Hollande vazhdimisht udhëtonte me një motor skuter për të kaluar natën me aktoren. Një ditë në prag të Vitit të Ri, ai është parë duke hyrë në apartamentin e 41-vjeçares.

E përjavshmja “L’Express”, muajin e kaluar raportoi se shërbimi i sigurisë në Pallatin Presidencial ishte shumë i shqetësuar për “arratisjet” e shpeshta të Hollande.

“Closer” raporton se Hollande ishte i shoqëruar nga vetëm një truprojë gjatë rrugës për në apartamentin e aktores.

Aktualisht, Presidenti francez jeton me të dashurën e tij Valerie Trieweiler, një gazetare që u nda nga politikani i majtë, Segolene Rayal dhe që ka katër fëmijë me të. /RadioRINIA/

Previous articleDëshmorët janë ata më meritorët për këtë ditë të bardhë
Next articleSammer: Shaqiri, lojtar gjenial