Zyrtare: 32 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 8 qershorit

Ka përfunduar afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 8 qershorit. Merret vesh se i gjithë ky proces ka shkuar pa probleme.

Burime brenda KQZ’së i kanë thënë Gazetës Express se kanë konkurruar 32 subjekte politike; nga to 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione.

Tash është faza e certifikimit të kandidatëve.